Vrima e ozonit ka ndryshuar klimën

anazapta

Vrima e ozonit ka ndryshuar qarkullimin e erërave dhe ujërave oqeanike në hemisferën e jugut, duke shkaktuar pasoja të mëdha në klimë. Ky është rezultati i dy studimeve të publikuara në revistën “Science”. Studimi i parë argumenton se si hollimi i shtresës së ozonit mbi Antarktidë është bërë shkaku kryesor për spostimin drejt jugut të erërave perëndimore që janë verifikuar dhjetëvjeçarët e fundit në hemisferën jugore. Studimi i dytë thotë se si ndryshimi i drejtimit të erërave ka modifikuar qarkullimin e ujërave në oqeanet e hemisferës jugore.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *