Vrimat e zeza s’janë pa fund

Elton Tafaruci

Hipoteza e “Rrezatimit e Hawking” ndodhet gjithnjë e më pranë verifikimit shkencor. Jeff Steinhauer, një fizikant i Technion University në Izrael, ka krijuar një vrimë të zezë akustike. Gjatë eksperimentit ka arritur të vërejë disa grimca që të rrëshkasin jashtë rrezes së saj të veprimit.

Duke dalë substancialisht në përfundimin e një prej hipotezave më të famshme të Stephen Hawking, i cili më 1974, formuloi teorinë sipas së cilës vrimat e zeza mund të mos jenë “puse pa fund” deri tani të imagjinuar, por se disa informacione mund të dilnin, në formë energjie. Kjo energji cilësohet si rrezatimi Hawking.

Steinhauer ka realizuar një vrimë të zezë akustike, duke kyçur në një rreze lazer bërthama në temperatura tepër të ulëta, një miks Bose-Einstein. Përmes një lazeri të dytë realizoi njëfarë “dizniveli” që i mundësoi atomeve që të gjenden në një situatë që është modeli i horizontit të ndodhive të vrimës së zezë.

Grimcat zanore akseleruan deri në shpejtësi supersonike mbi diznivelin, që nuk mund të ripërshkohej në drejtim të kundërt.

Kështu që Steinhauer vërejti sjelljen ndryshe të grimcave pranë modelit të vrimës së zezë, me njërën që binte në vrimë dhe tjetrën që arrinte të dilte. Kjo mendohet se dëshmon ekzistencën e rrezatimit Hawking, të vërejtur nga Steinhauer që më 2014-n.

Por ky eksperiment ka mundësuar që të analizohet edhe gjendja kuantike e grimcave, dhe që të hidhet dritë mbi fenomenin e “entanglement”, lidhjen në nivel kuantisitk.

Në lidhjen kuantistike, grimcat e ndërlidhura janë të lidhura në mënyrë të pavarur nga distanca e tyre. Nëse një grimcë bie në vrimën e zëzë, grimca reciproke jashtë është ende mbartëse e informacionit që mbante ajo e rënë në vrimë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *