Vriten 16 pjesëtarë të IS-s nga përleshjet në Raqqa

Saimir Lleshi

Forcat arabe dhe kurde kanë vrarë të paktën 16 militantë të Shtetit Islamik gjatë përleshjeve të ashpra në Raqqa, njoftuan Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Xhihadistët kanë filluar një ofensivë të mërkurën e kaluar kundër zonave të mbajtura nga koalicioni sirian, rreth 50 kilometra larg Raqqas duke lënë të vdekur 21 luftëtarë kurdë.

“Të shtunën në mbrëmje, 16 xhihadistë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve”, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian.

Aleanca, që përbëhet nga njësitë kurde dhe luftëtarët arabë, sipas monitorimit kanë kryer disa operacione të mëdha kundër IS-it. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *