Vrasja që ndodhi të mërkurën në orët e vona të natës në fshatin Gërçec të Shkupit ka si shkak këngëtaren shqiptare Adelina Tahiri, shkruajnë mediat maqedonase.
Sipas mediave maqedonase Zeirja Latif Zeko është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe vëllai i tij Abdurahim me nofkën Moni.
Policia po ashtu dyshon se ka edhe një person të tretë të implikuar në vrasje.
Ata rreth orës 11 të mërkurën kanë vrarë Nebush Nuishin nip i të njohurit Arsllan Nuishi dhe Qani Murtezanin, ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Hajrullau.
Sipas mediave maqedonase vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri po për çfarë konkretisht nuk është e njohur.
Kjo nuk është hera e parë që Adelina Tahiri përmendet në të tilla raste. Vitin e kaluar në Çarshinë e vjetër krisi pistoletë dhe nëpër media përflitej për emrin e djalit të zv/kryeministrit Musa Xhaferi.
Vetë Adelina ka thënë se këto lajme nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk është vrarë askush për të.


fare emrash keta shqiptaret e maqedonise me ta shpif
sikur jane arab nga dreqi e di se ku
cfare lidhje kane me shqiptarine keta dreqer qe as emrat e as mbiemrat nuk i vendosin shqip?
te me fale adelina por kam nje pyetje: ku e di kjo per cfare jane vrare ata?
dmth si mund ta dije kjo nese zenka ka qene per te apo jo??
Po e thane Maqedonasit kete lajm shansi eshte qe 90% te jene rrene.
Sikur nuk ka sa te duash sunite shqiptaro-maqedonas , sa merak qe beji edhe juve …
Po, eshte nje nga shkaqet e vrasjes se shqiptareve mes vedi..Bishti i Adelina Tahirit.