Vritet 73-vjeçari, hakmarrje për vrasjet e djalit të tij me probleme mendore

anazapta

Mëngjesin e së martës, një 73-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Zhejë të Kurbinit.

David Piroli është qëlluar me automatik pranë banesës së tij. 73-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje, pasi djali i tij vrau një vit më parë vëllezërit Andrea dhe Endri Cara.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Sipas policisë djali i 73-vjeçarit Piroli rezulton të ketë probleme mendore. Megjithatë këto probleme duket se e çonin 28-­vjeçarin drejt përdorimit të armës. Edhe vite më parë ai kishte plagosur djalin 13­vjeçar të xhaxhait të tij, vepër penale për të cilën kishte vuajtur dënimin me 1 vit në burgun e Shën Kollin.

Kur e kreu këtë krim, Piroli tha se donte të tregonte se “ja si bëhet vrasja”. Pas kësaj ngjarjeje, Pirolin e mbyllin në Psikiatri. Në 2006­ës, si doli nga Psikiatria me një vendim për mjekim në kushte shtëpie. Policia tha në atë kokë se Piroli kishte bërë një listë me emrat e personave që do të ekzekutonte mes tyre prokuror e gjykatës, por organi i akuzës tha se letra me listën nuk është gjetur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *