Një lojë mes adoleshentësh me armë zjarri i ka kushtuar jetën njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, ku 14-vjeçari E. Malaj është qëlluar aksidentalisht për vdekje nga bashkëmoshatari i tij F. Ademaj ndërsa luanin në banesë me çifte.
Policia ka mbërritur menjeherë në vendgjarje, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 14-vjeçarin Ademaj, ku dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.
