Një 35 vjecar është qëlluar aksidentalisht për vdekje me armë gjahu nga djali 7 vjecar. ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Vlosh i Roskovecit.
Burime në policinë e Fierit bëjnë me dije se viktima shtetasi Karafil Rrapushaj ka qenë në shtëpinë e tij duke pastruar ciften. në një moment që ka lëvizur arma e gjahut ka rënë në duart e të birit 7 vjecar i cili e ka shkrepur pa dashje duke qëlluar mbi të atin.
Burime në spitalin rajonal të Fierit bëjmë me dije se 35 vjecari ka mbërritur i pajetë. ndërkohë policia që ndodhet në vendngjarje, pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Po ky rahmet paste, pastrimin e armes e bente me fishek ne goje?