Vrasjet vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën e shqiptarëve thuajse çdo ditë. Në mbrëmje një tjetër krim i rëndë është shënuar në Fier.
Një 43 vjeçar, i quajtur Naim Sula, është ekzekutuar pranë banesës së tij në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në lagjen Liri pranë rajonit 2.
Policia thotë se vrasja ka ndodhur sapo viktima ka zbritur nga automjeti, rreth 10 metra larg banesës së tij. Policia bën me dije gjithashtu se ai ishte pronar i një karburanti në rrugën Fier- Patos.