Një tjetër shqiptar nga Shkupi është vrarë në Siri. Lajmi i bërë publik nga “TetovaSot” informon se bëhet fjalë për 23-vjeçarin me inicialet E.A nga Inxhikova e Shkupit.
I riu shkupjan kishte shkuar në Siri vetëm tre muaj më parë, për të luftuar në krahë të xhihadistëve të ISIS-it.
Edhe ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin dhe se është në dijeni për vdekjen e të riut nga Shkupi me po këtë identitet.
Deri më tani nga Maqedonia humbën jetën 13 persona në fushëbetejat e Sirisë dhe Irakut.
