Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Rama: Edhe sa jetë policësh do të kushtojë tradhtia?
Pas ngjarjes së rëndë reagoi edhe lideri i PS-së Rama. Në Tuitter ai shkroi: “Edhe një komisar i vrarë! Në mes të Tiranës. Sa jetë policësh do kushtojë ende tradhtia e pushtetit ndaj Policisë?”
***
“Sot, eshte vrare me arme zjarri punonjesi i policise se Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjec, me banim ne Tirane.
Menjehere ne vendngjarje shkuan sherbimet e policise, strukturat per krimet e renda te Policise se Shtetit, u formua nje grup i posacem hetimor, te cilet aktualisht po kryejne veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar te gjitha provat e vlefshme per ngjarjen.
Ne lidhje me kete ngjarje te rende, Policia e Shtetit, vendos ne dispozion shumen e parave prej 100 mije Dollare per cdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te indetifikimit te autorit, ne cdo rast duke ruajtur anonimatin.
Per cdo informacion ne drejtim te identifikimit dhe kapjes se autorit do t’ju informojne ne vijimesi”, thuhet në njoftimin e policisë
***
Vritet ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj. Ai ka humbur jetën pasi është qëlluar sot rreth orës 18:45 minuta me armë në zonën e njohur me emrin “Vasil Shanto” në Tiranë.
Efektivët bëjnë të ditur se Lamaj ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip “Lancia” me targë TR25 64 N në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Lamaj u dërgua me gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak ku informacionet e fundit bëjnë me dije se ish-shefi ra fillimisht në vdekje klinike dhe me pas humbi jetën.
Mësohet se vrasja është një atentat i mirëfilltë mafioz dhe se autori ka studiuar cdo lëvizje të Lamaj dhe ka gjetur momentin kur ai ndodhej i vetëm duke lëvizur me automjetin në errësirë në një zonë të pandriçuar, por shumë të populluar në këtë orë të mbrëmjes, tek “Vasil Shanto”.
Sipas agjencisë “BW”, ish-shefi i Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj, njihet si një person që në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit. Në këtë periudhë atij i janë bërë akuza publike për mënyrën sesi është sjellë kundrejt këtyre bizneseve.
Po kështu në muajin shtator të vitit 2012 nje biznesmeni akuzoi publikisht Lamaj se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij.
Me vrasjen e sotme, krimi godet dhe njëherë tjetër në radhët e policisë. Pas vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj në Shijak dhe shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura, dora e krimit ekzekutoi sot ish-shefin e Komisariatit numër 6 në Tiranë, z. Dritan Lamaj.
Një nga lëvizjet e firmosura nga Hysni Burgaj është edhe largimi i Dritan Lames nga Kombinati, ndaj të cilit kishte nisur një valë sulmesh, madje edhe me pankarta të shpërndara në të gjithë kryeqytetin. Lame është emëruar në një post drejtuesi në Policinë e Shtetit, teksa kjo e fundit pohon se ndryshimet janë në kuadër të strukturës së re të Policisë së Shtetit, projekt i përgatitur në muajin janar dhe, i cili do implementohet brenda datës 1 dhjetor 2013.
cfare … detyre ai u vra ne dere te shtepise per hakmarrje te ndonje pislleku qe ka bere, do e bejne deshmore … tani
(Komenti i redaktuar nga moderatori)