Lideri i degës së Al Kaedës në Siri ka gjetur vdekjen nga një bombardim. Kështu bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat kanë treguar fotot me trupin e tij të shtrirë e të përgjakur.
Vdekja e Abu Sulamain Al Masri është konfirmuar nga militantët sunitë të organizatës terroriste Al Nusra, krahu i djathtë i Al Kaedës në territorin sirian.
Ende nuk dihen me saktësi rrethanat e vrasjes së tij, por dyshohet që kryeterroristi të jetë vrarë nga sulmet e përbashkëta të forcave siriane dhe atyre ruse.
Vdekja e Al Masrit konsiderohet një goditje e fortë për grupin rebel, që është i dyti për nga madhësia pas Shtetit Islamik.
Mediat ndërkombëtare raportojnë më tej se, qeveria ruse ka ndërruar kursin e strategjisë së saj ushtarake në Siri.
Sipas tyre, presidenti Putin ka kërkuar mbajtjen e bisedimeve mes Ushtrisë Çlirimtare Siriane, njësi aleate e Shteteve të Bashkuara, dhe regjimit aktual sirian, të udhëhequr nga presidenti Bashar al Assad, i cili pak ditë më parë vizitoi Moskën.

respekte per zotin putin. respkte per avjatoret ruse.
bjerini qijauni kurven.
mos ju haje meraku per kolateral damage, ato qe kane mbetur I keni te gjithe teroriste.