Mbreti i drogës në Kolmbi, për kokën e të cilit prokurorët amerikanë kishin dhënë 5 milionë dollarë është vrarë.
Victor Roman Navarro-Cerrano është vrarë më në fund.
Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga presidenti kolumbian përmes një postimi në Tuitter.
Guerrili që ndryshe quhej “Megateo” u vra të premten gjatë një operacioni ushtarak në veriperëndim të Kolumbisë.
39-vjeçari kishte krijuar një rrjet të gjërë guerrilas droge dhe kishte kontrolluar thuajse të gjithë tregun në Catatumbo.
Ai cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ishte një nga më të kërkuarit nga drejtësia kolumbiane.

Po u qoka qmimi
Trim c’do te thuash “po u qoka qmimi”? Mos do te thuash po na ngrihet cmimi.Megjithate edhe pse ,kuptohesh qe je Shqipetar
Pershendetje gjithashtu nga nje Shqipetar i 28000 km2
Nderkohe qeveria Kolumbiane ( gjithe qeverite edhe ne te shkuaren) kane bere masakra nepermjet grupeve paramilitare.mbi drejtuesit e levizjeve punetore qe jane kunder kolonizimit modern qe i behet pasurive shteterore, Grupet paramilitare te armatosur me arme moderne nga qeveria Kolumbiane , arme qe qeveria amerikane ka dhene si ndihma per qeverine Kolumbiane, ” per luften kunder terrorizmit dhe droges”, kane perdorur parate e droges per buxhetin e saj, (vet kreu i ketij grupimi ka deklaruar) dhe levizjet punetore per qellimet e tyre u jane dashur para qe ashtu si qeveria i ka siguruar po nga droga.
Nga historia kemi fakte te hidhura qe gjithmone levizjet punetore jane quajtur “rebele” “komuniste” te perzjere me droge ” dhe jane qeruar hesapet me to duar te pastra.
Nuk ve doren ne zjarr per Viktor Romano-Navaro, por fotoja flet pak me ndryshe se komenti.
Lexoni per Historine e levizjeve per pavaresi kombetare, jo vetem ne Kolumbi por ne gjithe ameriken latine dhe atehere do kuptoni me shume.