Dedë Xhakaj, 50-vjeç u ekzekutua me 10 plumba pistolete nga 20-vjeçari Ilir Hoxha pranë tregut të shumicës në Dobrac. Blutë e qytetit të Shkodrës arrestuan të riun, i cili deklaroi si motiv të krimit, faktin që 50-vjeçari e kishte “ofenduar rëndë në sy të të gjithëve”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës në tregun e shumicës, ku 50-vjeçari Dedë Xhakaj kishte shkuar për të bërë blerje.
Bëhet e ditur se viktima dhe autori kishin punuar sëbashku në ndërtim, ndërsa 50-vjecari e kishte ndërprerë punën me Hoxhën. Në këtë moment kishin nisur edhe debatet në mes tyre pasi kishin pretendime për një sasi lekësh. /E.K
