Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Siena të Italisë, ku një 22-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.
Sikurse raportojnë mediat vendase, mësohet se 22-vjeçari është vrarë pranë shtëpisë së tij, në Sinalunga.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, për trafik droge.
Bëhet e ditur se pas ngjarjes autori 34-vjeçar italian u arrestua, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
l.h dita
