Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në mjetin e tij pak pas mesnate në Sarandë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur në rrugën Turizëm- Kanali Cukës, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Edmond Mehmeti, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave.
Mësohet gjithashtu se policia ka ngritur postblloqe në aksin Sarandë- Ksamil, për kapjen e autorëve.
