Një 50 vjeçar është vrarë me thikë, ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës në Selenicë rreth orës 11:00.
Sipas policisë viktima është Ferdinand. M, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes Spiro Mitro 45 vjeç. Arrestimi i autori u bë në vendin e ngjarjes ku edhe iu sekuestrua thika, me të cilën kreu krimin.
Autori dhe viktima kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
