Një 28-vjeçar është vrarë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë orëve të vona të natës, në Shkodër.
Viktima është Kolë Fermosi, 28 vjeç, ndërsa autori i vrasjes është Kristian Shkambi 27 vjeç.
Nga të dhënat paraprake mësohet se, mes të rinjve ka pasur një konflikt të çastit brenda në një lokal,dhe më pas ata kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Viktima dhe autori ishin shokë. Ata ne pije e sipër kanë debatuar me njëri-tjetrin pas një ngatërrese të çastit. Gjatë asaj kohe, Shkambi ka goditur me thikë në zemër 28-vjeçarin Fermosi, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit.

l.h/ dita
