Vritet me thikë një 28-vjeçar shqiptar në Itali

Dita

Michel Leskaj, 28-vjeç,ka mbetur i vrarë me thikë sot në komunën e Zagarolos në Romë.

Nga hetimet paraprake, mësohet se i riu ishte banor në Pistoia dhe një natë më parë ka lënë qytetin për të arritur në Bari, ku ai do të nisej më pas për në Shqipëri.

Ajo që dha alarmin për vrasjen e djalit, ishte e motra e tij, e cila kishte marrë një telefonatë nga vëllai për t’i kërkuar ndihmën e saj. Një kalimtar gjithashtu e kishte parë shqiptarin të ulur në një makinë, të gjakosur dhe pak të vetëdijshëm. Policia është duke kërkuar mes kamerave në zonën ku u vra shqiptari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *