Vritet në një atentat në Belgjikë krahu i djathtë i Florenc Çapjas

redaktor
Forensic investigator working at a crime scene

 

Bledar Muça, një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutar me breshëri plumbash mbrëmjen e kaluar në Belgjikë.

Mediat vendase shkruajnë se Muça, krahu i djathtë i Florenc Çapjas, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Elbasan, u ekzekutua teksa udhëtonte në një autostradë, pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat.

Konkretisht mediat belge e identifikojnë Muçën si britanik, pasi ai lëvizte me identitet tjetër në këtë vend. Ai ka qenë duke parkuar makinën e tij pranë shtëpisë, kur dy persona që po e prisnin e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë e plagëve të marra, 39-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vend.

Sipas autoriteteve të Antwerpen, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer, dhe nuk dihet më asgjë për ta. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe pritet që të zbardhen më tepër detaje mbi ngjarjen.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *