Vritet nga policia 38-vjeçari i arratisur katër herë nga burgu

Leda Hysa
?????????????????????????????????????????????????????????

 

Një shqiptar i dënuar me 25 vite burg ka mbetur i vrarë gjatë një tentative të tij për t’u arratisur nga burgu i Maqedonisë.

Viktima është  38-vjeçari Jeton Rexhepi, i dënuar për vrasje.

Ai ishte arratisur edhe më parë nga burgu në vitet 2012, 2014 dhe 2016 por policia e kishte kapur.

Kjo ishte tentativa e katërt e tij dhe e Policisë për ta ndaluar arratisjen e tij.

Por, këtë radhë ishte fundi.

Burimet e para nga terreni, sipas mediave maqedonase, thanë se, Rexhepi ishte i armatosur dhe hapi zjarr drejt Forcave Speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Të dhënat jozyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *