Ish-i dashuri i këngëtares Britney Spears, i cili ishte pilot mësohet se është qëlluar për vdekje nga talebanët në Afganistan.
John Sundahl, 44 vjeç po fluturonte afër Kabulit, ku ai punon javën e kaluar, kur një raketë qëlloi helikopterin e tij.
Lajmi i vdekjes së ish- të dashurit, e ka dërrmuar dhe e ka tronditur shumë Britney-n, thonë burime të afërta të këngëtares.
Sundahl dhe Spears nisën një romancë të shkurtër së bashku në vitin 2007, pasi u takuan në takimet per personat e varur nga alkooli të “Alkolikëve Anonim” në Los Anxhelos.
Sipas intervistave të shumta në atë kohë, ai e ndihmoi Britney në orët e errëta të jetës së saj kur imazhi i saj në publik mori të poshtën dhe e paralajmëroi se alkooli do ta vriste nëse ajo nuk do i jepte fund.
