Vritet nga ushtria izraelite ministri palestinez

Dita

Policia e Izraelit ka vrarë gjatë protestave të dhunshme në Palestinë ministrin pa portofol Ziad Abu Ein.

Edhe pse 50 vjeçari u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetojë pasi humbi jetën rrugës për në Ramallah pas plagëve të marra në qafë.

Sipas dëshmitarëve, rreth 100 aktivistë palestinezë dhe të huaj po protestonin me në krye ministrin Ebu Ein pranë një vendbanimi izraelit në kohën kur u ndaluan befasisht nga një postbllok të policisë së Izraelit.

https://www.youtube.com/watch?v=iarP_e9vKv0

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *