Vritet një 26-vjeçar në Vlorë. Në Shkodër 40-vjeçari plagoset me snajper

Bledar Lumani

Dy ngjarje të rënda kriminale kanë ndodhur pasditen e sotme.

Në Vlorë, një 26-vjeçar është vrarë në një lokal, pas një sherri.

Sipas policisë, viktima është Endri Yzeiri.

Ai është qëlluar në bark dhe ka mbërritur pa jetë në spital.

Ndërkohë, në Shkodër një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me snajper.

Persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri nga kalaja në drejtim të banesës së 40-vjeçarit Sabedin Lohja, duke e plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se është duke hetuar për motivet dhe autorët e të dyja krimeve./b.l

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *