Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase konfirmoi vdekjen e një oficeri në një bazë ushtarake të Krimesë, vetëm dy ditë pas referendumit të shkëputjes së saj nga Ukraina
Trupat ushtarake ruse sulmuan mesditën e së martës një bazë ukrainase në Simferopol, kryeqytetin e Krimesë. Nga sulmi një oficer ukrainas mori plagë të rënda të cilat i sollën vdekjen, vetëm pak minuta pas shtrimit në spital.
Një zyrtar deklaroi se rusët burgosën komandantin e bazës ukrainase dhe disa ushtarë, ndërsa trupat e tjerw ngritën njw barrikadë në katin e parë të ndërtesës. Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, Vladislav Seleznyov tha për “Reuters” se sulmi i ndërmarrë nga persona pa simbole identifikuese dhe të maskuar, ndodhi pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësit e rinj të Krimesë nënshkruan marrëveshjen që përfshin gadishullin në Federatën Ruse.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit ukrainas, Arseni Iatseniuk, i cili shprehet se në Krime është një situate lufte, ndërsa paralajmëroi se: “konflikti ka kaluar në një fazë ushtarake”.
Pas ngjarjes kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne një deklarate për mediat, zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Jay Carney tha se veprimet e Moskës dhe vendimet e Putinit janë një kërcënim për paqen.

i menjehershem ka qene reagimi i kryeministrit ukrahinas arseni latseniuk??? cfare hipokrizie.kryeminister dy ditor i pa zgjedhur nga populli dhe qe mori pushtetin me dhune. keto jane lajmet qe jepen sot demagogji dhe aspak realitet.
Po kush ti more legen qe ben paralele kujt race i perket .
shqiptar jam por jo mason legen si ty
Lajmi i RT njofton se u vrane nga i njejti snaiper nje ushtar ukrainas dhe nje i forcave vetembrojtese te Krimese. Te tjerat jane spekulimet e rastit.