Vritet pas shpine, gazetarja qëllohet në hyrje të redaksisë

redaktor

Një djalë i thatë me një helmetë të motoçikletës në kokë ka vrarë gazetaren Flor Alba Nunez Vargas para hyrjes së ndërtesës ku ajo punonte.

Siç mund të shihet në video, vrasësi e qëllon gazetaren me një të shtënë pas shpine. Në këtë moment ajo ishte duke pritur që të hapej dera e radios ku punonte.

Gazetarja me emrin Flor ishte 25 vjeçare dhe ka qenë e njohur në Kolumbi dhe rrethina për ashpërsinë e saj kundër krimeve me narkotikë, trafikim të njerëzve dhe korrupsion.

Kohëve të fundit ajo edhe kishte marr kërcënime në Facebook, për shkak se në zgjedhjet e fundit lokale kishte publikuar një fotografi të një krimineli që pretendonte të vinte në krye të bashkisë, shkruan Daily Star.

Së fundi ajo kishte shkruar edhe një artikull me titullin “Të gjithë politikanët janë gënjeshtarë”.

Në lidhje me këtë rast policia thotë se vrasësi është arratisur me motoçikletë, ndërkaq radio ku ajo punonte e përshkruan Flor si një gazetare tejet pasiononte, duke kërkuar që rasti i vrasjes së saj të zbardhet sa më shpejtë.

Share This Article
6 Comments
  • E dhimbshme te vritet gazetarja, pse ngre zerin per te verteten.Terrori nda gazetareve na con ne mesjete.Pse pak raste kemi ne Shqiperi.Kush ka thene te verteten ka rriskuar.Kujtoj gazetaret e Koha Jone ne vitet 1997-98, kohe kur diktatori Berisha perdorte vetem plumbin me shikun e Gazudedes.
    Kujtoj nje gazetar me mbiemrin Lala, qe masakrua, nje tjeter nga Korca duke u ndalur tek gazetarja e Vlores Xenepe Luka.Pak dite me pare pashe ne internet pjese nga filmimet e shperthimit te tritolit ne banesen e saj, lotet, dhimbja…Kerkuan ta zhduknun familjarisht, bashke me femijet..Ku jane autoret?Cila eshte pergjegjesia e ish Presidentit Sali Berisha, apo eshte porosia e tij dhe ekzekutimi nga kriminelet qe kish rreth vetes Azem Hajdari?
    Jane pak ose shume pak ata gazetare qe luftojne per te verteten,90 perqind jane servile, skllever te politikaneve, jane pasuruar me shpifje dhe mashtrime…
    Mjere ti, o Shqiperi.

    • Korrekt .
      Keni shume te drejt . Realitet trishtues . Gazetaret duhet te luftojn per statusin e tyre ,te organizohen dhe veprojne , perse heshtet , kur ja aq shume per te bere ?! Te gjithe e njohim shprehjen z. Eliza, se ; nga hici vjen vetem hic ! Kerkojini parlamentit te reformoj ligjet per mbrojtjen e gazetarit ose dicka te ngjashme .

  • femra eshte gjenerator i njerezimit !prandaj nuk vritet.ka tjeter rendesi.burri e ben per 5 minuta dhe zhduket ,kurse femra duhet te rris embrionin ta bej 9 muajsh,ta nxjerri ne djell dhe ta rrisi.

    keshtu ne kane bere edhe ne nenat ,more [tarras]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *