Ndërkohë që për të sheshuar problematikat në familje energjitë dhe fondet janë përqëndruar më shumë tek gratë dhe te fëmijët, askush nuk është kujtuar për “vuajtjet e burrave”.
Ndërsa i imagjinojmë të fortë dhe dominantë, meshkujt shqiptarë vuajnë jo vetëm sa gratë, por edhe nga të njëjtat sindroma.
Këto rezultate u nxorrën në pah nga një studim me 1.086 të intervistuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Një studim serioz ka gjetur se burrat në Shqipëri vuajnë .
“Papunësia është në nivele shumë të larta dhe niveli i stresit është shumë i lartë. Mënyrat për ta ulur janë alkooli, abuzimi, demoralizimi dhe burrat shqiptarë janë në këtë fazë”, deklaron Alfred Matoshi, menaxher i projektit “Sfidat dhe perspektivat e burrave në shoqërinë shqiptare”.
Përfundimet e këtij studimi përqëndrohen në përmirësimin e nivelit të arsimimit, pasi të rinjtë meshkuj po zgjedhin në masë dërrmuese studimet universitare në vend të atyre profesionale.
Po ashtu, të intervistuarit kanë pohuar se e ndiejnë shumë pak rolin e qeverisë.
Por një befasi e këtij studimi është që meshkujt në fshatra shfaqin pikë më të larta në barazinë gjinore se sa ata në qytete.
