Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Përmasat e tyre variojnë nga 2 -12 mm, por në rastet më të këqija mund të arrijnë edhe disa centimetra.
Ky problem i rëndë shëndetësor prek 10% të popullsisë dhe krijohet si pasojë e mungesës së dehidratimit, mbipeshës, regjimit ushqimor të varfër, stilit sedentar të jetesës, etj. Por nuk mund të mos përmendim mbajtjen e urinës, një veprim i parrezikshëm në pamje të parë që mund të kthehet në çerdhe infeksioni dhe çon në shfaqjen e gurëve në veshka.
Sipas mjekëve regjimi ushqimor i varfër në vlera ushqyese ndikon po ashtu në këtë problem shëndetësor. Ja disa nga ushqimet qw duhet t’i mbani larg pasi mund tw përkeqësojnë punwn e veshkave tuaja.
1 .Kripa
Sipas mjekëve nutricionitë, një ndër problemet kryesore të popullsisë sot në botë është abuzimi me kripën, aq sa të krijojë një varësi që pengon përthithjen e vlerave ushqyese. Kripa është armiku kryesor i veshkave. Ajo ndikon drejtpërdrejt në krijimin e gurëve në veshka, shtimin në peshë dhe rritjen e tensionit arterial.
2.Mishi i kuq
Edhe pse mishi i kuq është një ndër burimet kryesore të proteinave shtazore, konsumi i tepërt i tij është një ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së gurëve në veshka. Ai ka në përbërjen e tij komponentë që nuk eliminohen plotësisht nga organizmi, si dhe acid urik e prurinë, të cilët dëmtojnë veshkat dhe çojnë në mbajtjen e tepërt të ujit në to. Mjekët rekomandojnë të bëni kujdes me ngrënien e shpargullit dhe lakrave, pasi përmbajnë shumë acid urik dhe prurinë gjithashtu.
3. Ëmbëlsuesit artificialë
I përdorni vazhdimisht kur gatuani ëmbëlsira ose për të shoqëruar kafenë dhe çajin, por ndonëse janë më pak të dëmshëm se sheqeri, ëmbëltuesit artificialë janë armiqtë e përbetuar të shëndetit të veshkave. Studimet e ndryshme kanë treguar abuzimi me ëmbëlsuesit artificialë ndikon në shfaqjen e gurëve në veshka. /living.al
