Nëse Serbia do t’i bashkohej NATO-ta do ta ndante kombin për dekada dhe do të kishte pasoja afatgjata, pasi shumica dërrmuese e serbëve e kundërshtojnë këtë.
Deklarata bëhet nga kryeministri dhe presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë një leksioni me studentë të Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Beogradit.
Megjithatë, ai shton se nëse bëhet vend anëtar i NATO-s, do të zgjidhen shumë nga problemet e Serbisë.
Në të njëjtën kohë, ai pranoi se një vendim i tillë do të shkonte kundër vullnetit të 75 për qind të popullsisë së vendit dhe do të “sillte ndarje të thella dhe mosmarrëveshje” në Serbi, gjë për të cilën do të kishte pasoja afatgjata, pa sqaruar se cilat do të ishin ato.
Vuçiç tha se Serbia duhet të mbajë neutralitetin ushtarak në vend dhe të mos kërkojë të bashkohet me ndonjë bllok ushtarak.
Vuçiç tha gjithashtu se Serbia duhet ta vendosë qëllimi bashkimin me BE ndërsa ruan marrëdhëniet më të mirat të mundshme me Rusinë dhe Kinën. Kjo politikë deri tani ka qenë e suksesshme për Serbinë, tha Vuçiç duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se “Serbia dhe Rusia nuk kanë pasur marrëdhënie më të mira”, ndërsa SHBA dhe BE vlerësuan gjithashtu nivelin e lartë të bashkëpunimit midis Serbisë dhe vendeve perëndimore.

Njesoj si Tito ,,,,merr nga te gjithe dhe neutralitet….por neutrale jane edhe Zvicra ,Suedia ,Austria,Finlanda ,dhe nuk jane vende te varfera..Vleresoni vete….