Vuçiç, bisedë telefonike me Ramën dhe Zaevin

Ornela

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç bisedoi përmes telefonit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkruan Vuçiç në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

Vuçiç, më parë, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas edhe me vendet e tjera, për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Samiti i parë midis tre liderëve u mbajt në Novi Sad të Serbisë, më 10 tetor, ku nënshkruan një deklaratë e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Në konferencën e përbashkët për media, Vuçiç pati thënë se synim i kësaj nisme është që deri në fund të vitit 2021 të krijohen kushtet që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë kufijtë e tri vendeve me letër-njoftime.

Ai ka thënë se me masa “më konkrete” të zbatimit të kësaj nisme, përfaqësuesit e tri vendeve, do të dalin në takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Ohër, më 10 nëntor.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • E ke te garantum suksesin.
    Nuk na pranon Evropa,pranojme njeri tjetrin.
    Miellin e magazinave te ushtrise sovjetike,qe te fali Putini per kafshet e Serbise,do ta hane njerezit e Shqiprise.
    Patatet,qepet e Korces do t`i kalbim,do marrim patatet e Serbise.

  • Bravo Vucic. Mire maqedonin qe e ke vella, po kete tonin cfare e ke!? Dje u tha se mallrat shqiptare nuk I pranon asnje nga fqinjet sepse jane pa cilesine e nevojshme, gje qe dihet dhe eshte thene shume here qe kur plasi puna e minijugosllavise, por edhe me pare. Atehere perse I duhet politikes “largpamese” shqiptare ara me Tre Qe!?
    Jeni duke vene ne qoshe kriminelet e shqiptareve. Gjaku ende kullon ne fushat dhe luginat e Kosoves. Serbet, por edhe maqedonet, vetem fitojne. Po ne cfare fitojne. Apo mos synohet qe edhe ai shtet qe u fitua duke bere Kosoven, te fshihet nje here e pergjithmone dhe t’i bashkangjitet serbise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *