Vuçiç: “Ish-Jugosllavia”, ditë të përbashkët përkujtimore për viktimat e luftërave

Dita

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, del me një propozim të ri për të gjithë liderët e vendeve të ish-Jugosllavisë: Shenimi i një datë të përbashkët për kujtimin e viktimave të luftës.

“Kjo do të jetë një ditë e përbashkët kur të gjitha kombet do të kujtojnë të gjitha viktimat e luftërave në këto rajone, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Ne nuk mund të jetojmë me urrejtje dhe duke gërmuar në plagët e së shkuarës”, tha ai.

Komentet ai i bëri në një dalje për mediat gjatë ditës së sotme, ku komentoi edhe përkujtimin e 20-vjetorit të ofensivës së Kroacisë e njohur si “Operacioni Stuhia”,ku humbën jetën 700 serbë.

Ai theksoi se ishte i kënaqur me mënyrën sesi Serbia shënoi të mërkurën “20 vjetorin nga tragjedia kur mijëra serbë u vranë dhe dëbuan.”

“Ne nuk fyem apo kërcënuam askënd gjatë aktiviteteve të organizuara nga shteti. Nuk ka pasur incidente, ne trajtuam me respekt fqinjët tanë dhe viktimat,” tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *