Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur kundër rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila dënon thirrjet për luftë të të akuzuarit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, si dhe inkurajimet e tij për pretendime territoriale. Rezoluta, e miratuar të enjten, po ashtu i bën thirrje Serbisë që të distancohet nga deklaratat e Sheshlit.
Kryeministri Vuçiç e cilëson fyes dhe shqetësues dokumentin në fjalë.
Sipas tij, nuk ekziston asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë autoritetet me Sheshelin.
Vuçiç ka qenë dikur aleat i afërt i Sheshelit.

Provokacja!!!.