Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, presidenti i Serbisë, , Aleksandar Vuçiç ka dalë në një konferencë për mediat në Beograd.
Ndër të tjera, Vuçiç ka thënë: “Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj. Ajo ka marrë 98. 07% të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”.
Ai ka shtuar se serbët e Kosovës kanë votuar në këtë mënyrë dhe, sipas tij, kanë dalë në votime në numër të madh “për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës”.
Vuçiç, gjithshtu, theksoi se rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë./REL
e.ll./dita

o kafshe pasmillosheviciane, nuk quhet populli serb por pakica serbe ne Kosove.Idiot.I kne dhene shume me teper se cdo pakice te drejta, por ju hani mut kot.Me Putinin, putana do jeni.
PASI I EKZEKUTUAT GJITHE RIVALET
Ju kerkoni ta mbani Listen serbe si Gozhen e nastratinit, pore dikure do te jet qesharake po sa dhe Goshda e Nastradinit.!