Vuçiç me Bajden: Do të pres Ramën në Beograd

Dita
Serbia Albania

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se shumë shpejt do të presë në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Xho Bajden. Vuçiç tha se gjatë bisedës që ka pasur me Bajdenin, ka folur edhe për shqiptarët e serbët.

“Ne duam që shtetet tona të zhvillohen, por normalisht të ruajmë edhe interesat tona kombëtare”, është shprehur Vuçiç.

Ai ka shtuar se në takimin me Bajden ka biseduar edhe për mundësinë se si raportet mes Serbisë dhe Amerikës mund të rregullohen edhe më tutje. Sipas tij, këto raporte duhen rregulluar, pasi ishin prishur disi. Aleksandër Vuçiç theksoi se nga luftërat që janë bërë mes kombeve në Ballkan, janë vrarë edhe serbë, edhe shqiptarë. Ai theksoi se kjo gjë nuk duhet të ndodhë më.

Share This Article
3 Comments
  • Kryepsikopati vdes per foto (edhe me pagese) e barcaleta ndersa Vucic urte e bute po behet faktor. Vazhdoni se jeni ne drejtimin e duhur!

  • Qe te mos ndodhin me.
    Merrni angazhim dhe vendosni qe asnji shtet i ballkanit te mos kete arme me perjashtim te policise se ruajtjes se rendi dhe qetesise.
    Per armatim,meqe jemi ne NATO duhet te kene mbajtje ne normative gjendje e diktuar nga vete organizata e NATO-s. per cdo shtet.Kjo ne administrim dhe nen komanden e NATO-s.

    • Ne NATO eshte edhe greku qe eshte me amerikanin edhe turku qe eshte me rusin dhe serbin. Ne krah te kujt do te luftosh?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *