Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahen të martën e 22 marsit do t’i përgjigjet Kosovës dhe Mali i Zi lidhur me ndalimin e votimit për zgjedhjet serbe në këto dy shtete, shkruan B92.
Vuçiç theksoi se “Kurti do të marrë përgjigje”.
“E dini çfarë përgjigje do të marrin. Përgjigje të njerëzve të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”.
Sipas tij, Qeveria e Malit të Zi dhe Gjukanoviç nuk e bëri këtë, pasi sipas tij, “ndaloi votimin në Berane dhe në vende të caktuara për zgjedhjet tona, qeveria e Kurtit kërkoi që ne të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin”.
“Jemi optimist për rrugën përpara. Mund të ketë dikush qe dëshiron destabilizim, ekscese, incidente, mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe as të institucioneve të Republikës”.
Sipas Kurtit në zgjedhjet e 3 prillit, Qeveria dëshiron që në Kosovë të respektohet kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit.
Ndërkaq edhe zv/kryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se janë në kontakt me shtetet e QUINT-it për këtë gjë, por se së pari Serbia duhet të dërgojë kërkesë zyrtare Kosovës për një gjë të tillë, të cilën Serbia nuk e ka bërë.
Lejimin e qytetarëve të Kosovës që kanë shtetësi serbe, ia kanë kërkuar kryeministrit edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
a.m/dita
