Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se në rast se serbët do të organizonin zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë, dhjetëra e qindra prej tyre do të qëlloheshin nga policia e Kosovës.
Vuçiç, i cili është duke bërë fushatë zgjedhore, dhe deklaratat e tij populiste janë bërë më të shpeshta, ka folur për RTS2. Ai ka thënë se sa i përket organizimit të zgjedhjeve në Kosovë, gjërat nuk mund të ndryshohen.
“Do të bëjmë të mundur që serbët e Kosovës të votojnë në Serbi. Nëse serbët organizojnë zgjedhjet (në Kosovë), policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në këtë rast do të kishim dhjetëra ose qindra të vdekur”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka deklaruar që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshironte të arrinte njohjen teknike të Kosovës nga Serbia, përmes kërkesës që Serbia do t’ia bënte Kosovës për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se preferon që t’i humbë rreth 50 mijë vota, para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovës përmes parashtrimit të një kërkese zyrtare.
“Do të mbetem me 50 mijë vota më pak, por ky është problemi më i vogël, krahasuar me rrezikun për humbje jetësh”, ka thënë presidenti serb.
a.m/dita

Janë dhelpra erresire Serbet, e kuptojne qe koha nuk është ne favorin e tyre..
Serbet e Kosoves jane shtetas shqiptare. Cfare lidhjesh kane zgjedhjet ne Serbi me Kosoven, kur keta jane dy shtetete ndryshem dhe te pavarur? Ky eshte provokim.
Njohja sa me pare nga ana e Serbise se Kosova eshte shtet i pavarur, eshte ne te miren e te dy vendeve dhe ne te miren e krejt rajonit. Ky akt do t’i sherbente fqinjesise se mire dhe paqes ne Ballkan…
Shko morr pirdhu!!! Në cilin shtet bëhen qëndra votimi të një shteti tjetër?! Po të hapen qëndra votimi në Serbi të shqiptarëve, atëhere ti vret njerëz. Atë që mund të bësh ti, ua kalon të tjerëve! Problemi është që ju nuk bëheni njerës dhe kujtoni se jeni qëndra e Botës!
Jo mo jo edhe serbet e beogradit rrezikojne po votuan ne lagjen e tyre
Iken trimat qe ti merreshe vesh me dosje ne kembim te sovranitetit te kosoves ka mbet vetem ai i tiranes
Tani sa here keni zgjedhje premtoni e rreni sa te doni ne serbi sepse ne kosove mbaroi ceshtja e kutive ju vu kapak ksaj pune
Viktimizimi i sllaveve agresore,,eshte si ulerima vajtuese e ujkut.Bota e gjithe sot e ka te qarte si u rusifikuan Krimea,Donbasi dhe Lukansku.
Por nuk po e di si u serbizua Mitrovica dhe si vazhdojne serbet te perzene shqiptaret nga Mitrovica.
Te bvendoset NATO ne kufi dhe te kthehen shqiptaret AUTOKTONE ne Mitrovice,.
Zgedhjet e serbeve ne Mal te Zi nuk do te lejohen nga qeveria Malazeze,.Perse duhen lejuar ne Kosove?
Shqiptaret nuk jane serbe qe vrasin gra e femije o Vucic buzepidhi