Vuçiç nesër në Kosovë, ja kush do ta mbrojë

Elton Tafaruci

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që nesër të vizitojë Kosovën. Mësohet se për sigurinë e Vuçiç do të përkujdeset Policia e Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë se organet e sigurisë në vend janë përgjegjëse për ti ofruar përcjellje policore çdo personaliteti dhe niveli të lart që viziton Kosovën.

“Çdo delegacion që vjen në Kosovë dhe posedon leje të autoritete të Republikës së Kosovës , Policia varësisht prej nivelit të delegacionit dhe vlerësimeve të rrezikshmërisë i ofron përcjellje policore”, ka thë ai për “Zeri.info”

Nga ana tjetër, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është shprehur i bindur se kryeministri serb do ta vizitojë Kosovën këtë të diel.

Vuçiç pritet t’i vizitojë disa nga vendet ku banohen me shumicë serbe.

Sipas Gjuriçit,  kryeministri do tu drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera. Kurse në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboard-a, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.

Share This Article
1 Comment
  • Hidhuni dhe ju halete tane ne Presheve, Maqedoni, Cameri, viset arvanitase, Mal te Zi, cfare dreqin prisni mor qelbesira apo jeni ne borderone e greko-serbit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *