Vuçiç nga Davos: Marrëdhëniet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira

Ornela

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të tij në Forumi Ekonomik të Davosit është shprehur se Serbia është e kënaqur nga niveli i marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas tij kurrë nuk kanë qenë më të mira se sot.

“Jemi të kënaqur me këto marrëdhënie që kemi sot. Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira se sot”, tha ai.

Lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur, Vuçiç tha se Serbia mirëpret me ‘derën hapur’ të gjitha vendet e tjera të rajonit që duan t’i bashkohen dhe të bashkëpunojnë.

“Kushdo që dëshiron bashkëpunimin është i mirëpritur. I kemi ftuar të gjithë, por jemi të kënaqur me marrëveshjen që kemi sot. Do të donim që t’i bashkoheshin të gjitha vendet, por jemi të kënaqur, sepse kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë”, tha Presidenti serb.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Qe Sqiperia te kete marehenie te shkelqyera miqesoe me Serbine,kjo eshte si ujku me dhente te flene ne nje stan.kjo ndodh kur qeni stanit e ka shitur tufen tek ujku.
    Shqyej ti e shqyej une,vidh ti e vidh une se nuk mbarohwn!
    Ky bir kurve dergoi kufijte detare ne Hage.Dergoi dhe kufijte e Kosoves ne Beograd,por e mbajti Ramushi,kete qenefmashkull,,desh ja perveshi turinjve faqe Merkelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *