Vuçiç: Nuk janë shqiptarët armiqtë tanë, por ata që na e grabitën Kosovën

DITA Online

 

“Nuk i kemi kundërshtarë shqiptarët e as bashkëbiseduesit për çështjen e Kosovës, por ata që e krijuan këtë shtet që na e grabitën atë territor”, ka deklaruar sot presidenti i Serbisë Alaksandar Vuçiç.

Gjatë një interviste dhënë TV Pink, Vuçiç ka thënë se për Kosovën diskutojnë me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian, citon Telegrafi.

I pyetur nëse Serbinë po e presin momente të vështirë, ai është përgjigjur duke thënë se vazhdimisht para ballafaqohet me momente të vështira.

“Gjithsesi që ky vit nuk do të jetë i lehtë, do të ekzistoj dëshira që nyja për Kosovën të zgjidhet, por a mundemi ta bëjmë këtë, ne jemi në Serbi në anën tjetër janë autoritet në Prishtinë  dhe amerikanët, për të cilët Haradinaj thotë se udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës”, ka shtuar Vuçiç.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Jo shqiptaret nuk jane armiqt tuaj.Por ju jeni armiku i te gjithe nacionaliteteve me qindra vite kohe qe ka Ballkani.Ky asht fakt.kjo asht e vertete.Ju perfitoni nga perbindeshi Rus qe tremb shtet e Europes.Duke ju llastue e marre me te mire.Ju duhet t’iu jepnit gjyqit per krimet ne rajon.Pa te fillohet e drejta e anetaresimit ne BE.

  • Keta qe ja u paskan grabitur ju Kosoven kujt ja dhane? Se shqiptaret e Kosoves jane perseri aty ku kane qene gjithmone. Ne tokat e tyre ne shtepite e tyre. Ti qe nga Beogradi qenke pronar i vise shqiptare?

  • Z.Vucic, serbet kane qene e Jane armiqte e shqiptareve. Historian shkon thelle ne mugetire te kohes. Dhe ju e kini provuar qindra mijera here. Kjo do te fashitet vetem kur forcat me kombin shqiptar te ballancohen. Prandaj leri sofizmat se Nuk te shkojne. Del vete zbuluar kur Nuk resht se deklaruari see trojet shqiptare Jane Serbi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *