“Nëse dikush mendon se mundemi pa Evropën, unë ju them se ne nuk mund të mbijetojmë, nuk do të kemi si t’i paguajmë pensionet”, tha në Kuvendin e Serbisë zëvendëskryeministri i qeverisës serbe, Aleksandar Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti se për ç’arsye Serbia ngutet të zbatojë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit me Kosovën.
Sipas tij, në Serbi nuk ka më oxhaqe fabrikash nga të cilat del tym dhe “nëse duam të luftojmë për drejtësinë, Serbia nuk mund të varet nga ndihma sociale e bashkësisë ndërkombëtare”.
“Me siguri që nuk duam të bëjmë gjithë atë që na duhet të bëjmë dhe kjo është në fakt e mundimshme, por duhet të ndërmarrin atë që mendojmë se është më pak e keqe në këtë moment”, tha Vuçiç.
