Vuçiç: Pa e dënuar sulmin në Ukrainë, s’do mund të flisnim më për Kosovën

Amelda Amelda

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do të mund ta përdorte më kurrë “argumentin” se kinse Kosova është pjesë e Serbisë, nëse nuk do t’i bashkohej dënimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Serbia duhet të respektojë integritetin territorial dhe të bazojë politikën tonë në këtë. Ne e bazojmë respektimin e normave ndërkombëtare, ruajtjen e KIM si pjesë e Serbisë”.

“Nëse nuk do të kishim dënuar pushtimin e Ukrainës, nuk do të kishim kurrë të drejtën morale të theksojmë si argument”, tha Vuçiç.

Ai tutje është shprehur se duhet të kuptohet që “nuk ka asgjë për askënd, përveç marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe Rusisë e Perëndimit”.

Sa i përket zgjedhjeve serbe, ai ka thënë se nuk e dinë se çfarë do të ndodh me to se a do të mbahen apo jo në Kosovë, por se për këtë çështje Vuçiç ka thënë se ka folur me vendet e QUINT-it.

“Ne jemi të interesuar për zgjedhjet dhe ne po përpiqemi të kalojmë gjithçka në mënyrë paqësore, por unë nuk e di, por është e rëndësishme që ne të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ai.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mor po Kosoven qaje ti,se nuk pjek me ne Kosove,,po ruj kendej nga Tirana,mos e ben Tiranen rapublike serbe me dalje ne Surrel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *