Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pret që pas 7 tetorit zyrtarët serbë të mund të hyjnë në Kosovë.
Vuçiç ka deklaruar se pas takimit që do të zhvillohet në Bruksel më 7 tetor, ata do të mund të shkojnë në Kosovë.
“Pres që pas takimit trepalësh në Bruksel, zyrtarët serbë të mund të shkojnë në Kosovë, para datës 3 nëntor”, ka thënë ai, citon “Koha”.
Sipas tij vendimet e njëanshme të Prishtinës po e cenojnë implementimin e marrëveshjes së Brukselit.
Nga ana tjetër, kryeministri serb, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga bisedimet nëse pala kosovare nuk e anulon vendimin.
