Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas votimit në Referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë foli edhe për zhvillimet në Republikën e Kosovës, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda territorit të Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç tha se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të rënda”.
Vuçiçi s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejonte mbajtjen e këtij Referendumi edhe në Kosovë.
Ai pati qasje kritike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
“Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës”, u ankua Vuçiç.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbaheshin votime për referendumin e Serbisë.
Me 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas rezolutës, mbajtja e Referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare.
Ekzekutivi i përballoi edhe kundërshtimet nga shtetet e QUINT-it, që në një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, kërkuan që të lejohet mbajtja e Referendumit.
j.l./ dita

Eshte shume veshtire te pranojne realitetin serbet.Kosova vdiq nje here e pergjithmone per Serbine.Referendumi ne Kosove eshte provokim i hapur.Bravo Kosova.Kercenimi eshte kot,vlen vetem per te justifikuar deshtimin.
Vendimi i drejte e terbon Gebelsin e Milloshevicit dhe mikun e Ed Mafishes…
Këta serbët të habisin me llogjikën e tyre!!! Parlamenti i Kosovës votoi për jo, Vuçiçi thotë do të ketë pasoja që thatë jo!!! Në vrimë të satëme të qoftë, trushkukur, doni luftë, fillojeni luftën dhe të lani edhe krimet shekullore që keni bërë. Këta nuk janë njerëz, por kriminelë që vetëm me forcë marrin vesh!
Hej vucic: mere dhe ate vicin tjeter qe luan tenis dhe i bini firzamonikes
SI THOTE RAMA: (Saliut i hengsh ate qe nuk thuhet) ti qedon te shpetosh o sali mavrija.