Në intervistën e dhënë për Tv Pink, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një pohim kurajoz, por që ka përcjellë dhe brengosjen e tij në raport mes asaj çfarë ndodh me shqiptarët dhe kombin e tij, në lidhje me treguesit e lindshmërisë.
“Në 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, sepse ata po rriten dhe nuk kanë probleme me politikanët e tyre, të cilët do të thonë ‘mos lindni fëmijë, mos mendoni për të ardhmen, por vetëm për rehati’”.
Ka qenë kjo deklarata e pazakontë e Vuçiçit, që në fakt, ka tentuar të godasë elitën e politikanëve serbë që nuk inkurajojnë lindshmërinë.
Nga ana tjetër Vuçiç, në intervistën e tij ka vënë theksin tek e ardhmja e fatit serb në lidhje me Kosovën.
Duke iu referuar nisjes së dialogut të brendshëm për braktisjen e Kosovës, Vuçiç tha se pret që të jetë i sulmuar, pa marrë parasysh se çfarë zgjidhjeje do të ofrojë ai, dhe tha gjithashtu se do të jetë i sulmuar nga ata që nuk kanë plane apo ndonjë politikë rreth kësaj çështjeje.
“Çfarëdo që do të sugjeroj, të gjithë do të më sulmojnë. Sigurisht që ata do të thonë ose nuk kam pasur kurajë të mjaftueshme, ose jam një tradhtar, varësisht nga zgjidhja që do të ofroj. Një pjesë thotë për Kosovën se nuk e kanë atë brengë, të tjerë thonë se ky është një vend i shenjtë serb, ose Kosova është Serbi, por këtu duhet të jemi serioz, pra duhet ta prezantojmë situatën reale ashtu siç është”, tha Vuçiç.
Ai njoftoi se do ta paraqesë qëndrimin e tij pasi të dëgjojë të gjitha palët, kurse në pyetjen nëse ai do ta bëjë këtë para zgjedhjeve, në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Vuciç u përgjigj se kjo është një çështje dhe temë shumë më e madhe se të gjitha zgjedhjet.
“Nëse unë shoh se ekziston çfarëdo mënyre e mundshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, unë do ta shtyj atë përpara si një buldozer. Për një gjë të tillë unë jam i përgatitur të sakrifikohem edhe politikisht”, theksoi Vuçiç.

I sakte presidenti Vucic.
E kuptoni qe E.Hoxha ka kene i prespektives per te krijue rritje ne nacionalitetin etnik shqiptare.Faktet nuk na lejojne te kunderten e ides se diktatorit per te patur nji popullsi sa ma shume ne rritje qe te garantojme mbijetes te fuqishme te patundeshme ne Ballkan.
E mori shqiperin ne ma pak se 1 miljon banor.Dhe me 1990 bilanci deklaronte mbi 3.5 miljon banore.Ishte i vetmi qe bani thirrje: Mbushni oborret me kalaman.Tashti si me shaka i bie te shprehemi yxhym lindjeve.
Vrejtje:
Ndaj mos u hapni bithesh qe diktatori ishte vrastare.Vrastaret erdhen ne kete cerek shekullit ku popullsia e shqiperise nuk e gezon ate rritje shiferore te kohes se diktatorit qe ju padrejtesisht e quani vrases.
Te jesh vrases e te rritet numri i popullimit.Jo nuk shkon po asht e pa kuptushme!Nuk i gjindet rrefane per tu bindur!
Ky trullçi i Beogradit anti shqiptar tregon perralla dhe nuk e din qe shqiptaret kane qene vazhdimisht dhe jane kombi me i madh ne rajonin iliro-shqiptar dhe se jetojne ne trojet e tyre etike, te copetuara ne 6 “shtete” anti shqiptare…
Bisho, hapini syte pak e shihne vehten e asimiluar kembe e krye nga kisha ortodokse pansllaviste…
DRENICA E KUQE
ME 1990 SHQIPETARE TE SHQIPERISE 3.5 MILION
ME 2017 SHQIPETARE TE SHQIPERISE 2.2 MILION
ME 2024 SHQIPETARE TE SHQIPERISE 1.8 MILION
NUK E DI NGA E NXJERRE KY KETE
Po ti Arben je ne shoqaten e Gayve.
jo e sakte rrena jote???
ME 1990 SHQIPETARE TE SHQIPERISE 3.5 MILION
ME 2017 SHQIPETARE TE SHQIPERISE 2.95 MILION
ME 2050 SHQIPETARE TE SHQIPERISE 5.00 MILION
ME 2050 SHQIPETARE NE SHQIPERINE ETNIKE 11.50 MILION
NUK E DI NGA E NXJERRE Ti KETE, Por pyete satemen se ajo duhetb ta di me mire ore Antishqiptare
NUK E DI NGA E NXJERRE KY KETE
O vice i karpatave po ta them une sa jemi sote: 3 milon shqiptare ne shqiperi pa numeruar sali berishen,se ai eshte juaji. 2 milon shqiptare 24 karat ne KOSOVE .1 milon shqiptare ne maqedoni.Jemi 4 milon ne “greqi”. Nuk e di sa shqiptare jetojne ne mal te zi. 1 milon ne europen perendimore. Pa llogaritur amerik kanada australi dhe New Zealand Me fal se harrova turqin