Vuçiç: Për Shkupin dhe Podgoricën, Kosova më e rëndësishme se Serbia

Saimir Lleshi

Dy fqinjët e Kosovës, Maqedonia dhe Mali i Zi votuan pro pranimit të këtij shteti në UNESCO.

Kjo nuk mund të linte jashtë vëmendjen e Serbisë, ku kryeministri Aleksandër Vuçiç, ka reaguar, duke deklaruar se për këto dy shtete Kosova qenka më e rëndësishme se Serbia.

“Në lidhje me Maqedoninë dhe Malin e Zi… ne i falënderojmë për veprimin e tyre. Do të jemi në gjendje që ta respektojmë vendimin e tyre. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, dhe do të jemi në gjendje ta respektojmë veprimin e tyre – kanë treguar se Prishtina është më e rëndësishme për ta se Serbia”, ka thënë Vuçiç. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Edhe per Serbine Kosova eshte me e rendesishme se vete Serbia , keshtu qe Vuçiç ne vend qe te shohe problemet e veta merret me komshiun ,per kete aresye nuk ka pse te shqetesohet . Se po te mos ishte e rendesishme nuk mund te bente gjithe kete fushate kundra pranimit ne UNESCO. Por nuk eshte bere hataja , dy vjet kalojne shume shpejt ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *