Pas Serbisë, komisioneri europian i zgjerimit udhëton drejt Malit të Zi për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markovic. Në Beograd, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i shprehu zyrtarit të lartë europian mbështetjen e tij për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, të propozuar nga Komisioni Evropian.
Vuçiç u shpreh qartazi pro ndryshimeve në procesin e shtrirjes së bllokut, nga i cili në fakt, Serbia dhe Mali i Zi janë gjerësisht të përjashtuar. Beogradi dhe Podgorica, që tashmë kanë nisur bisedimet për anëtarësim, do të kenë mundësi të zgjedhin se cilën qasje dëshirojnë ta aplikojnë. Ndërkohë që nëse merr dritën jeshile, metologjia e re do të aplikohet në mënyrë automatike për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Varheyi e ka bërë të qartë se zgjerimi i BE-së në Ballkan është “prioriteti i tij kryesor”. “Në fund të mandatit tim, unë do të dëshiroja që të paktën një shtet nga rajoni të ishte gati për anëtarësim”, ka qenë komenti I diplomatit hungarez.
Metodologjia e re, siç e ka sqaruar më herët Varheyi, do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Komisioneri e theksoi se kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin.
o.j/dita
