Vuçiç: Qendra e forcës shqiptare është Nju Jorku, as Tirana dhe as Prishtina

Ornela

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka vazhduar replikat me homologun kosovar, Hashim Thaçi, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vuçiç ka theksuar se Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të bëjë çdo gjë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

Presidenti serb ka komentuar edhe lidhjet e forta të shqiptarëve me SHBA-në, duke përcaktuar Nju Jorkun si qendrën e forcës për shqiptarët.

“Qendra e forcës shqiptare nuk është në Prishtinë, as në Tiranë, por në Nju Jork”, tha Vuçiç, duke shtuar se “Lidhja e tretë e Prizrenit u formua në Nju Jork në 1946, dhe se na kushtoi shtrenjtë, sepse shuma të mëdha paratë u investuan nga Nju Jorku”.

Sipas Vuçiçit, lobimi i autoriteteve të Kosovës në OKB nuk është i lehtë dhe se detyra e Beogradit është t’ua vështirësojë më shumë punën.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se është takuar me Vuçiçin në Nju Jork, dhe se në muajin tetor do të nënshkruhet marrëveshja për “Shengenin ballkanik”, ku përveç Shqipërisë dhe Serbisë, përfshihet edhe Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë këtë projekt, të cilin e konsiderojnë si përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Cfare lidhje ka cfare thote Vucic me cfare beri Rama? Gjermania me Francen luftuan ne luften e dyte boterore dhe u vrane me njeri tjetrin por pas luftes jane bere partnere dhe punojne bashke. Nese Ballkani do te hyje ndonjehere ne BE duhet te beje te njejten gje. Te lere menjane urrejtjet dhe armiqesite dhe te punoje per te miren e qytetareve te vet. Sigurisht qe Kosova nuk ka nevoje qe te beje perpjekje te futet ne OKB. Mjafton ti bashkohet tokes meme dhe i ka te gjitha njohjet. S’ka nevoje per dy shtete shqiptare. Vetem nje kemi qene dhe do te jemi dhe kjo i jep fund perpjekjeve te Serbise per te na ndare ne dy shtete. “Divide et Impera (Perca dhe Sundo)” thoshte latini.

    • Kur ke qene NJE ti more koqe kandari?
      Po Shqiperia si shtet u krijua vetem ne 1913, nga Konferenca e Londres,ndersa me pare kurre nuk njihej ndonje shtet me emrin Shqiperi,por te gjithe shqiptaret ishin pjese e perandorise osmane!
      Bashkimi Shqiperise me Kosoven eshte VDEKJA PERFUNDIMTARE e Shqiperise se sotme,duke u hapur pune edhe botes!
      Shqiptaret nuk merren vesh me vellain e jo me tjetrin!
      Vini re Ramen qe kurre nuk ka bere dialog as me qytetaret e as me opziten!
      Ai eshte vete zot e vete shkop!

  • Mire qe e paske luptuar.
    Bashkimi i shqiperise me Kosoven pas sakrifises Kosovare dhe nderhrhyrjes Amerikane eshte ne favor te Serbise qe kerkon bashkim me Mirovicen.
    Shqiperia te heqe pengesat doganore dhe te heqe taxen e rruges per Kosoven,ate te beje.
    Nuk eshte merita Shqiperise qe Kosova eshte shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *