Vuçiç rikonfirmon ardhjen në “Elbasan Arena” me shallin e Serbisë

Dita

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se do të shkojë të shohë ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan.

I pyetur nga gazetarët në debatin që pati me kryeministrin Rama në Vjenë ai tha se ishte i sigurt se nuk do të kishte diçka të tillë.

“Jam i sigurt që nuk do të ketë. Kam marrë një ftesë nga Rama për të qenë në atë ndeshje. Nëse nuk do të kem ndonjë punë të rëndësishme për të bërë, do të shkoj në Tiranë, ose më saktë në Elbasan. Unë do të mbaj shallin e Serbisë me ngjyrat kuq e bardhë ndërsa Rama do të ketë flamurin shqiptar. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por për mua e rëndësishme është që më pas të flasim për hapjen e hoteleve serbe në Durrës, apo për marrëdhëniet tregtare në rritje”.  

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *