Statistikat zyrtare të marra nga OKB e kanë shqetësuar shumë presidentin serb Alaksandar Vuçiç. Sipas këtyre statistikave, populli serb po tkurret, ndërsa ai shqiptar po shtohet në numër. Vuçiç deklaroi se nëse ky trend vazhdon, në vitin 2100 shqiptarët do të jenë dyfishi i numrit të serbëve.
Statistikat e OKB-së parashikojnë se, në vitin 2100, shqiptarët do të jenë 4 milionë e 936 mijë më shumë se tani, që në total i bie të jetë rreth 9 milionë e 640 mijë. Ndërkohë sipas këtyre statistikave të trendit të shtimit apo tkurrjes së popullsisë, në të njëjtin vit serbët mendohet të jenë 3 milion e 132 mijë më pak se sot, rreth 4 milionë e 327 mijë në total.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, në parlamentin serb, Vuçiç tha se ishte i mednimit që nga ky moment, serbët të kishin të paktën tre fëmijë.
Vuçiç deklaroi: “ Në mënyrë që të ketë një rritje pozitive natyrore të serbëve në 30 vitet e ardhshme, është e nevojshme që gratë të lindin rreth 3.2 fëmijë”. Në vijim ai theksoi se nëse nuk merren këto masa, atëherë Serbia jo vetëm që nuk do të mund të flasë dot për Kosovën (si pjesë e Serbisë), por as edhe për serbët në Serbi.
Sipas tij, për të parandaluar një tragjedi të tillë, Serbisë i duhej të arrinte një marrëveshje paqeje më Kosovën sepse konflikti me incidente të njëpasnjëshme do të ishte fatal për vetë Serbinë.
.
e.ll./dita
