Vuçiç: Serbia duhet të pranojë se e ka humbur Kosovën

Bora Basholli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë diskutimeve dyditore të raportit në Kuvendin e Serbisë ka bërë me dije se “Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”.

Kuvendi i Serbisë  miratoi raportin për Kosovën të përpiluar nga zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Raporti u miratua me 145 vota pro, katër kundër ndërsa 13 deputetë nuk kanë votuar.

Deputetët kanë diskutuar mbi raportin me 82 faqe, në të cilin paraqiten të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rezultatet më të rëndësishme të zyrës për Kosovën.

Në raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe jashtë saj.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve kanë filluar në vitin 2011. Palët kanë akuzuar njëra tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij dialogu.

Pala serbe është tërhequr nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që kur kjo e fundit, në nëntor të vitit të kaluar, u ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia.

Vuçiç ka thënë se nuk do t’i rikthehet procesit, për sa kohë që kjo taksë mbetet në fuqi, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë Kosovën.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kush është spiuni i Vuçiqit në Policinë e Kosovës …???

    Aleksander Vuçiq ka folur edhe për një rrahje të serbëve që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Zubin-Potok.
    Aleksandar Vuçiq kishte pasur informata të sakta se çfarë do të ndodhte gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës. Ai kishte paralajmëruar afër dy javë më parë se do të kishte arrestime të policëve, por edhe të personave të zakonshëm.
    Përkundër që nuk kishte qëlluar numrin e saktë të të arrestuarve, Vuçiq kishte dëshmuar edhe njëherë për informatorët e tij nga Kosova.
    Vuçiq kishte paralajmëruar se do të arrestohen rreth 40 persona, por sot u arrestuan 30 veta – 10 më pak se sa kishte paralajmëruar Vuçiq.
    Prej tyre 19 kishin qenë policë, ndërsa të tjerë qytetarë të thjeshtë.
    “Prej të hënës ata duan të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 persona tjerë me arsyetim se ata kanë marrë pjesë në korrupsion, në mënyrë që veriu i Kosovës të mbetet i pambrojtur, para se gjithash Mitrovica dhe që të mund t’i bëjnë gjërat më të ndyta kundër popullit tonë”, kishte deklaruar Vuçiq për televizionin serb RTS.
    Pas arrestimeve Vuçiq u lajmërua përsëri. Kishte thënë se kishte lajmëruar gjithë ndërkombëtarët.
    “Kjo që po ndodh sot, është ajo që ne e kishim paralajmëruar rreth 15 ditë më herët, kur e kishim alarmuar komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq.
    Ai ka folur edhe për një rrahje të serbëve që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Zubin-Potok.
    “Ka ndodhur edhe një rrahje e serbëve në Shkollën Teknike në Zubin-Potok, kanë thyer shtëpi, në mënyrën më brutale të mundshme, për të treguar se sa ta mëdhenj dhe të fuqishëm janë”, ishte shprehur Vuçiq.
    Policia e Kosovës ka ndërrmarrë gjatë ditës së sotme një aksion ku janë arrestuar 30 persona, duke përfshirë edhe policë. Po ashtu dy zyrtarë të UNMIK-ut janë arrestuar pasi kishte tentuar ta pengonin Policinë e Kosovës. Njëri nga zyrtarët e UNMIK-ut kishte qenë rus ndërsa tjetri serb.

  • Ende paskeni ndilema a?!! Vertet anormale eshte te mendosh si “Gomari n’enderr”Kosova qe nga 10 Qershori 1999 de fakto e d3e Jure eshte ndar pergjithmone nga Serbia Kombetarisht eshte cliruar nga oku[patori shekullo5r, eshte dnar fizikisht ne kof ijte e 1974 e politikisht nga sllavizmi barbar I mesjetes ortodokse dhe eshte rikthyer orientimit tradicional evropian.Cdo mendim ndryshe eshte vetem nje enderr e vtrisht e neteve te thella dimri.

    • Ajo cfare thoni eshte e vertete dhe s ka cfare ti shtohet por Geg Kiosova , me bisedimet ne Bruksel mese Kosoves dhe Serbise gjerat ndryshuan ose , me mire me thane gjerat i ndryshuan sherbetoret e Serbise Hashim Thaci , Baton Gaxhiu e Edi Eam dukee e qite ne pazar statusin e Kosoves ne r bisedimet e Brukselit pra , duke e hape edhe qeshtjen e sovranitetit dhe integritetin teritorial te Kosoves , me shkeputjen e Veriut te Kosoves nga trungu Kosove ,pra ata dhane kontributin e tyre te pakontestueshem ne krijimin e Serbise se Madhe …!
      Dhe , treni idiotesk i para disa vitesh me mbishkrime ne 21 gjuhe te bores
      ” kosova eshte serbi ” ,ndertimi i murit ndares 2 m te larte mese te rruges ne Mitrovicen e Veriut , mbyllja e Ures se lumit Iber e shume gjera te tjera deshmojne kete cdare thene une kurse, kurse ajo cfare thoni ju , eshte e sakte por , me keqeardhje , ashtu ka qene dikur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *