Berisha: Njihni genocidin serb në Srebrenicë! Kuvendi voton kundër, PS: Të nisin hetimet për thyerjen e embargos së OKB

Amelda Amelda

Kuvendi i Republikës ka rrëzuar rezolutën e Komisionit të Rithemelimit për të dënuar genocidin serb në Bosnjë.

“Nuk miratohet, janë 51 vota kundër dhe 15 vota pro”, tha Lindita Nikolla.

Kërkesa ishte bërë nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Berisha pohoi se u votua sipas urdhrit të Vuçiç.

“Shqipëri antishqiptare me në krye Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë të pafajshmeve. Votuat duke shkelura mbi jetën e dhjetëra qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin serb ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ç’mund të presësh nga një trafikun, kryetarin e organizatës kriminale, skllav i një Aleksandër Vuçiç. Si mund të bëni ju shqiptar një votim të tillë. Sali Berisha në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovës dhe ka marrë çdo masë kundër kontrabandës”, tha Berisha.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka folur në Kuvend për mocionin për debat me kërkesë të PD për dënimin e gjenocidit serb dhe masakrën e Srebrenicës duke cilësuar Sali Berishën si përgjegjësin kryesor. Për këtë bën thirrje që çështja të rihapet nga drejtësia pasi ka furnizuar me naftë kontrabandë makinat serbe të Millosheviçit. Ndër të tjera Balla propozon që 11 korriku të vendoset si datë për seancë plenare që të përkujtohet kjo masakër.

“Unë kam pasur mundësinë të vizitoj memorialin dhe besoj që me 11 korrik, biem dakord të gjithë sot që të kemi një seancë të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar këtë masakër dhe të mbajmë 1 minutë heshtje në përkujtim të kësaj masakre. Është e pakuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, ndoshta pak me Tritan Shehun që kanë përgjegjësi direkte të turpit të asaj kohe. Erdhe si cjapi te kasapi sot o Sali. Kisha kohë që doja të thoja disa gjëra, kemi bërë gabim që si kemi hapur më parë petat me ty. Më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot.

Është ajo gazeta letër higjenike që ti quan dhe në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë përfundimin se Shqipëria po thyen embargon. Ne mund të biem dakord për një rezolutë por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde. Ti nuk merr asnjëherë asnjë mbështetje, kurrë. 4 vite sa të jesh këtu, kurrë, nuk do jesh 4 po nejse, do flasim. Libri që quhet ‘Rregullat e heshtjes’ dhe thotë kemi pasur marrëveshje të heshtur me Berishën për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës për të vënë tubat në Bunë dhe në formë pluskuese dhe për të çuar naftën në Mal të Zi. Tani ndjen ndonjë përgjegjësi që ke thyer embargon e Kombeve të Bashkuara me marrëveshje? E thotë homologu yt i Malit të Zi. Është e shkruar në raport, nuk është çudi që u shpalle ‘non grata’.

Unë nuk e kuptoj ku e gjen ti që je dhe i pari, se pas kaq vitesh njeriu ka një lloj keqardhje se kanë vdekur 8 mijë njerëz. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës dhe për disa këtu që kanë vënë firmën pa e ditur çfarë kanë firmosur. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti je kot fare dhe duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh”, tha Balla.

a.m/dita

Share This Article
6 Comments
  • Është shprehje: Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjëve. Berisha theu embargon e OKB-së ndaj Milosheviçit dhe tani n’a del kundër serbëve! Populli shqiptar do të shpëtojë nga ky firaun gënjeshtar dhe i pa cipë, vetëm kur SPAK t’a dërgojë pas hekurave. Por SPAK thotë se nuk ka dosje për Berishën! Drejtësia duhet të jetë e « verbër », por në rastin e Berishës, SPAK shikon tinëzisht dhe nuk bën drejtësi. SPAK-u do të vet diskreditohet po nuk dënoi Berishën, Metën, etj., sepse drejtësi selektive nuk quhet drejtësi, por quhet korrupsion.

  • Lani njiher bythen tuaj pastaj ate te Botes kerma te Njerzimit .
    Gjenocidi shkaktuar Shtetit Shqiptare nen udhehqejen e salih berishes ,duke shkaterruar gjithcka ,qe nga Industria Ushtria Arti Kultura Insitucionet e Drejtesise Historia e se fundmi Shoqeria – eshte Gjenoci me i Madhe ber ktij Kombi ndonjiher ne Histori !

    Cuditem se s’i Pushtat s’kan Sy ta shikojne Gjenocidin bere ktij Shteti nga banda e salih brrishes me Tutoret qe fshiheshin pas tij ne emer te Demokracise .

    Denimi Kapital do ishte nji dhurate madje rrespekt ber Kryekriminelit dhe Esadistit me te madhe te te gjitha kohrave ne Histori ky bir kurve vicidoli dihet terhequr zvarre gjithe Shqipereise e perseri s’i lan gjynahet qe i ka shkaktuar vendit e shqiptareve .

    Nq skta Pushta nuk kan byth ta bejne kte gje dhe ngrihen ne nivele Shettaresh si ka vepruar Bota e Civilizuar qe sot ne e shikojme me habi , Shqperia do shkoje pandalshmerishte drejt zhdulkjes perfundimtare si shtet e Komb dhe Faji ,eshte i Athdetareve jo i Esadisteve e Antishqiptareve ,fali eshte i Pushtave qe sot kakarisin me fjale te Kulturuara atij qe dhjet mbi Kulture dhe Atdhe !!!!!!!!

  • Kamë bindjen se PS është dashtë ta votoji rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës me një kushte që Salih Berisha me bashkëpunëtorët e tij të shpallën pjesëmarrës në krimin – gjenocidin në Srebrenicës – Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Arsyeja; Ka furnizuar forcat e regjimin të kriminelit Millosheviq me material lufte duk fillua nga nafta dhe është vetmi qeveritar i një vendi që ka thyer embargon e Këshillit të Sigurimit të OKB. Kuvendi Shqipërisë duhet mbaj mbledhje ku do të dënohet gjenocidin serb në Srebrenica e gjetiu dhe ta shpallë Salihun përgjegjës për ndihmën e dhënë kriminelëve në luftërat e ish Jugosllavisë.

  • Po ti nuk ke votuar ne 30 vjet parlament e 15 vjet qeveri as gjenocidin e shqiptareve te Kosoves, cne ta dha sot pas 25 vjetesh per gjenocidin Boshnjak?! Apo nuk kishe kohe kur qeverisje, se i mbaje kandilin Argites qe qihej ne bythe?

  • ORE! Merrni vesh ju apo jo.Kush e ka miratuar paraqitjen e nje rezolute per Srebenicen në seancen e sotme te kuvendit?Kjo eshte pyetja.Pergjigjuni kush e ka kete te dfrejte dhe a ka filtra Kuvendi apo jo.Han pa porta eshte Parlamenti Shqiptar?.Pse “NON GRATAT” do ti japin tonin dhe drejtimin Kuvendit?.Perse mediat sonte nuk jane në gjëndje të orientohen parimisht?.Kush jane keto media që “NIN GRATA” i nxjerrë nga dera keta te shitur te medias duan ta futin nga dritarja?.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *